Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Të drejtat dhe liritë e kafshëve në Shqipëri, AKVMB pjesë e bashkëpunimit mes palëve përgjegjëse

 

Të drejtat dhe liritë e kafshëve në Shqipëri janë të përcaktuara në ligj, pjesë kjo mjaft e rëndësishme e procesit të përafrimit të legjislacionit vendas me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ndryshime gjithashtu ka pësuar dhe Kodi Penal, ku përcaktohet qartë çfarë përbën vepër penale dhe cilat janë dënimet e parashikuara për çdo rast të keqtrajtimit të kafshëve.

 

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nxjerrë Urdhrin Nr. 634, datë 2.11.2023 “Për Miratimin e Rregullores për Lëvizjen Jo tregtare të Kafshëve të Shoqërimit”, për modelin e Regjistrit të Kafshëve të Rrugës. Për zbatimin e këtij Urdhri, ditën e sotme  AKVMB ishte pjesë e një tryeze diskutimi, mes aktorësh vendim-marrës, përfaqësues nga bashki të ndryshme në vend dhe përfaqësues nga Shoqëria Civile.

 

Palët diskutuan mbi zbatimin me përpikmëri të  Rregullores për lëvizjen e kafshëve të shoqërimit, nga çdo aktor ose pronar kafshësh.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion për publikun

Informacion për publikun Në kuadër të transparencës publike, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se ditën e sotme Shërbimi Veterinar Rajonal i Qarkut Lezhë,

Njoftim për publikun

Bazuar në legjislacionin veterinar shqiptar të gjitha kafshët dhe fermat blegtorale duhet të regjistrohen. Të dhënat e numrave të identifikimit unik të kafshëve për llojekt

Informacion pë publikun

Vijon procesi i vaksinimit falas, për kafshët bujqësore nga Shërbimi Veterinar. Për vitin 2024, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka marrë në