Referuar temperaturave nën zero gradë celsius, specialistët e Shërbimit Veterinar të Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes se Bimëve Elbasan janë duke monitoruar situatën në disa ferma blegtorale dhe parqe bletësh.
Fermerët u këshilluan që të shtojnë vigjilencën mbi bagëtitë dhe zgjojet e bletëve, pasi moti ekstremisht i ftohtë mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin e tyre.
⛔️Shtimi i racioneve ushqimore të pasura me karbohidrate dhe proteina;
⛔️sigurimi i shtresës së thatë në stallë;
⛔️ rritja e biosigurisë, janë disa nga masat që fermerët duhet të marrin në konsideratë.