Referuar temperaturave të larta, është e rëndësishme që fermerët të monitorojnë vazhdimisht kafshët e tyre – në veçanti, viçat, qengjat dhe kecat.
Gjedhët kanë vështirësi më të madhe për të shpërndarë nxehtësinë e trupit në krahasim me kafshët e tjera, ndaj dhe vëmendja duhet të jetë më e shtuar.
Shenjat e stresit që vijnë nga temperaturat e larta të motit, shkaktojnë te kafshët; gulçim, frymëmarrje me gojë të hapur, pështymë e tepërt, shkumë rreth gojës, pakësim i marrjes së ushqimit, përtypje dhe sjellje jonormale si shqetësimi, grupimi së bashku dhe kalimi i më shumë kohë në këmbë.