Në zonat malore kanë filluar reshjet e dëborës. Veterinerët e AKVMB kanë dalë në terren për të monitoruar gjendjen shëndetësore të kafshëve dhe këshilluar fermerëve mbi masat që duhet të ndërmarrin.
Kujdes duhet treguar mbi mënyrën e ushqimit, ku duhet të rritet sasia e racionit dhe të jetë i pasur me karbohidrate dhe proteina. Gjithashtu këshillohet që kafshëve tu jepet ujë i vakët për të shmangur dehidratimin.
Për të kërkuar ndihmë, mund të kontaktoni në numrin e gjelbër 08003366 ose në faqen e akvmb.gov.al. Në këtë link do të gjeni numrat e telefonave të 12 përgjegjësve të sektorëve që ju përfaqësojnë si zonë. Klikoni mbi link për të gjetur veterinerin tuaj: – https://akvmb.gov.al/
Monitorim mbi plotësimin e Regjistrit të Fermerit në Çiflig të Beratit
Jemi nё terren me specialistët e AKVMB pёr tё monitoruar plotësimin e Regjistrit tё Fermerit. Aktualisht ndodhemi në Çiflig të Beratit, në serrën prej 8