Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Temperaturat nën zero gradë celsius, këshillat që rekomandohen për viçat e porsalindur

Në kushtet kur temperaturat janë nën zero gradë celsius, fermerët duhet të rrisin më tepër gatishmërinë ndaj viçave të porsalindur. Nëse nuk tregohet kujdes, shëndeti i të vegjëlve vihet në rrezik.

Vëmendje duhet të tregohet me mënyrën e ushqimit dhe kushtet e stallës. Lëkura e viçave ofron izolim të shkëlqyer nëse shtrati i stallës është i pastër dhe e thatë.

 

Nëse nuk qarkullon ajri brenda stallës, ekziston rreziku i rritjes së sëmundjeve sepse nxehtësia dhe lagështia mund të krijojnë një mjedis që rrit agjentëve patogjenë, të cilët shkaktojnë sëmundje tek kafshët e reja.


 

𝑲𝒆̈𝒔𝒉𝒊𝒍𝒍𝒂 𝒒𝒆̈ 𝒓𝒆𝒌𝒐𝒎𝒂𝒏𝒅𝒐𝒉𝒆𝒏 𝒑𝒆̈𝒓 𝒇𝒆𝒓𝒎𝒆𝒓𝒆̈𝒕


Jepuni kulloshtër sa më shpejt për t’iu siguruar imunitet të porsalindurve

Ngroheni qumështin përpara se t’ua jepni

Rrisni numrin e vakteve ose rrisni sasinë e lëngjeve në çdo ushqyerje

Ofrojuni ujë të ngrohtë çdo ditë. Merrni parasysh t’ua jepni pasi viçat të kenë mbaruar qumështin

Uji i pijshëm tek viçat mbi 21-ditësh stimulon konsumimin e ushqimeve të koncentruar, që ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin dhe mirëqenien shëndetësore të tyre.

 

 

Shpërndaje:

Lajme të tjera