Ministrja Ekonomi në ditën e dytë të Para Samitit të Romës, theksoi se përpjekjet që po bën Shqipëria për përmirësimin dhe transformimin e sistemeve të ushqimit, në mënyrë që t’i bëjmë ato më rezistente ndaj sfidave të së ardhmes, qofshin këto të lidhura me zhvillimet demografike apo ndryshimet klimatike.
Duke besuar fuqimisht se bujqësia mund të jetë nxitës i zhvillimit ekonomik të vendit, shpreha angazhimet e qeverisë për arritjen e SDG-ve lidhur me transformin e sistemeve ushqimore të fokusuara në 5 fusha kryesore veprimi:
- Sigurimi i një zinxhiri vlere konkurrues në sistemet ushqimore
- Zhvillimi i agroturizmit dhe zinxhirëve të shkurtër vlere si mekanizma për zhvillimin rural
- Vendosja e një sistemi efektiv të sigurisë ushqimore, veterinare dhe mbrojtjes së bimëve
- Garantimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, mbrojtja e mjedisit, ruajtja e ekosistemeve dhe mundësimi i zbutjes dhe adaptimit të ndryshimeve klimatike
- Krijimi i një sistemi efektiv për menaxhimin e krizave.
- Më poshtë fjala e plotë, në Para Samitin e Sistemeve Ushqimore të OKB, që po zhillohet në Romë, nga data 26-28 Korrik.