Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Trajtimi me PMB mbi karkalecin, fermerët të marrin masat

Zbatimi i planit të emergjencave, me qëllim uljen e popullatës së karkalecit në sipërfaqet e kultivuara me kultura bujqësore, përveç Drejtorisë Rajonale të Elbasanit, është shtrirë sot edhe në Drejtorinë Rajonale të Vlorës. Blegtorët dhe bletarët janë njoftuar në kohë në marrjen e masave.
Veterinerët tanë kanë këshilluar fermerët që të 𝙣𝒅𝙖𝒍𝙞𝒏 𝒇𝙪𝒕𝙟𝒆𝙣 𝙚 𝙩𝒖𝙛𝒂𝙫𝒆 𝒃𝙡𝒆𝙜𝒕𝙤𝒓𝙖𝒍𝙚 𝙥𝒆̈𝙧 𝙠𝒖𝙡𝒍𝙤𝒕𝙚̈ dhe shpendëve në zonat ku do të bëhet ndërhyrja me spërkatje. Kujdes të veçantë duhet të 𝒌𝒊𝒉𝒆𝒕 𝒏𝒆̈ 𝒔𝒉𝒕𝒆𝒈𝒕𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒃𝒍𝒆𝒕𝒆̈𝒗𝒆; në izolimin e zgjojet, duke respektuar disa rregulla teknike, si ajrosja dhe furnizimi me ujë i tyre. Në parcelat ku do të bëhen ndërhyrjet, janë vendosur tabela paralajmëruese për blegtorët dhe mbarështuesit e bletëve.
 
Zonat ku do të bëhet ndërhyrja
Datat e ndërhyrjes mund të lëvizin në varësi të motit
• Në Gjolenë ndërhyhet sërish në orën 19:00
• Në Kosovë të Lushnjës ndërhyhet me datë 14 dhe 15 qershor
• Në fshatrat Grabian, Ferras, Stravec, Sopëz, Gradishtë, Spolat dhe Mertish të Divjakës do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor
• Në fshatrat Plug, Saver dhe Karbunare të Lushnjës do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor
• Në fshatrat Sevaster, Mavrovë, Kotë dh Pete të Bashkisë Selnicë do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion për publikun

Informacion për publikun Në kuadër të transparencës publike, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se ditën e sotme Shërbimi Veterinar Rajonal i Qarkut Lezhë,

Njoftim për publikun

Bazuar në legjislacionin veterinar shqiptar të gjitha kafshët dhe fermat blegtorale duhet të regjistrohen. Të dhënat e numrave të identifikimit unik të kafshëve për llojekt

Informacion pë publikun

Vijon procesi i vaksinimit falas, për kafshët bujqësore nga Shërbimi Veterinar. Për vitin 2024, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka marrë në