Miza e ullirit (Bractocera olea) mund të shkaktojë dëm të madh ekonomik tek ulliri. Insekti dëmton tulin e kokrrës, duke pakësuar sasinë dhe cilësinë e prodhimit të vajit.
Rënia e temperaturave dhe fillimi i shirave të parë të vjeshtës krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e mizës së ullirit B. oleae. Fermerët duhet të monitorojnë me kujdes parcelat e tyre, në mënyrë që të bëhet ndërhyrja në kohë, për mbrojtjen e kokrrave të ullirit.