Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Vaksinimi falas për brucelozën dhe antraksin, AKVMB kërkon bashkëpunimin me fermerët

Vaksinimi i kafshëve në fermë dhe atyre shtëpiake është i rëndësishëm për të parandaluar, kontrolluar dhe trajtuar sëmundjet bakteriale dhe ato virale te kafshët.

Fermerët duhet të bashkëpunojnë me veterinerët për të vaksinuar kafshët lidhur me një sërë sëmundjesh.

Aktualisht AKVMB është duke kryer fushatën e vaksinimit për gjedhin dhe të imtat për sëmundje si; burceloza dhe antraksi. Deri më tani për brucelozën janë vaksinuar 𝟐𝟏𝟖𝟖𝟔𝟐 𝐤𝐫𝐞𝐫𝐞̈ të imta dhe për antraksin 𝟔𝟔𝟓𝟕𝟎 𝐤𝐫𝐞𝐫𝐞̈, njëthundrakë, të imta, gjedh dhe derra.

Prioritet të rëndësishëm i është dhënë edhe procesit të gjurmimit të brucelozës në gjedh. Për fazën e parë janë gjurmuar 𝟑𝟏𝟑𝟒𝟐 𝐤𝐫𝐞𝐫𝐞̈ gjedh dhe në fazën e dytë janë gjurmuar 𝟑𝟏𝟓𝟒𝟓 𝐤𝐫𝐞𝐫𝐞̈ gjedhë.

Shpërndaje:

Lajme të tjera