Pas përfundimit të fushatës së vaksinimit ndaj tërbimit në pranverën e 2023, ka nisur monitorimi, për të vlerësuar efikasitetin mbi dhelprën e kuqe.
Me mbështetjen teknike nga projekti “MRV IV in Albania”, i financuar nga European Union in Albania dhe në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, në të gjithë territorin po merren mostrat nga dhelpra e kuqe.
Marrja e mostrave do të kryhet gjatë shtatorit dhe rezultatet laboratorike nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë – ISUV do të jenë të disponueshme deri në fund të tetorit.
Fushata e ardhshme për hedhjen nga ajri të vaksinave karrem kundër tërbimi nga është planifikuar deri në fund të këtij viti.