Veterinaria
Veterinaria është dega e mjekësisë që merret me parandalimin, kontrollin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, çrregullimeve dhe dëmtimeve te kafshët. Së bashku me këtë, ajo ka një rëndësi të madhe për mbarështimin dhe rritjen e kafshëve, blegtorinë, zooteknikën, shumimin, hulumtimet përkatëse shkencore mbi ushqimin dhe zhvillimin e produkteve.
Shkenca veterinare ndihmon edhe shëndetin e njeriut përmes monitorimit dhe kontrollit të sëmundjeve zoonotike (sëmundje infektive që transmetohet nga kafshët tek njerëzit).
1 Marsi viti 1928 është data që për herë të parë u krijua Shërbimi Veterinar Shqiptar nga Dr.Bilal Golemi, i cili hodhi themelet e inctitucioneve të para veterinare. Me iniciativën e Dr.Bilal Golemit u themelua Sherbimi Veterinar, u ngrit i pari laborator veterinar në Tiranë në vitin 1928 si dhe u prodhuan për herë të parë në Shqipëri vaksina, serume dhe biopreparate të tjera.
Më 1951 u miratua ligji mbi shërbimin veterinar, i cili ndihmoi për zbatimin e profilaksisë së përgjithshme e specifike e ndikoi në parandalimin e dëmtimeve në masë të bagëtisë. Mbi bazën e laboratorit të veterinarisë u ngritën Instituti i Kërkimeve Veterinare dhe laboratorët e diagnostikimit në rrethe si dhe u hap fakulteti i Veterinarisë pranë Institutit Bujqësor.