Matrikullimi i kafshëve blegtorale është një proces mjaft i rëndësishëm dhe i pandalshëm për AKVMB. Veterinerët e shërbimit në katër Drejtoritë Rajonale ndodhen çdo ditë në terren për të kryer identifikimin individual të kafshëve dhe regjistrimin e fermave blegtorale në RUDA.
Në total janë matrikulluar 76567 krerë gjedh, 344563 krerë të imta, 139688 krerë të imta për therje dhe 1276 krerë derra.
Gjatë vitit 2022 është zbatuar Strategjia Kombëtare për kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes së brucelozës në të imta, e cila bazohet në vaksinimin e kafshëve të rritura dhe ato të remontit të moshës mbi 3 muaj me vaksinë Rev-1, në rrugë konjuktivale, ku në total janë vaksinuar 191413 krerë.
Gjithashtu janë vaksinuar për plasje 82300 krerë të imta. Për vitin 2022, janë gjurmuar 93482 krerë për brucelozë dhe 21443 krerë për TBC.