Veterinerët zyrtarë të kontrollit të Drejtorisë Rajonale Vlorë ushtruan kontroll në një depo barnash veterinare në Fier.
Pasi veterinerët zyrtarë të kontrollit u njoftuan për mbërritjen dhe kontrollin e ngarkesës me Prudukte Mjekësore Veterinare në Pikën e Inspektimit Kufitar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijuan me inspektimin në subjekt.
Tregtarët me shumicë të Produkteve Mjekësore Veterinare (PMV) mbajnë dhe vënë në dispozicion të Shërbimit Rajonal Veterinar dokumentacion të hollësishëm, ku evidentohen datat e hyrjes dhe shitjes, emërtimi dhe sasitë e PMV-ve të shitura, certifikata e tregtimit të medikamentit, numri dhe të dhëna për jetëgjatësinë e porcionit të PMV-së, emri dhe adresa e blerësit.
Veterinerët zyrtarë të kontrollit nuk gjetën shkeleje nga ana ligjore apo mungesë të dokumentacionit, lidhur me PMV-të e porsaardhura.