Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Veterineri del në pension, kolegët i organizojnë ceremoni mirënjohje

Në ditën e fundit të detyrës së mjekut tonë veteriner Andon Çuko, me rastin e daljes së tij në pension, kreu i AKVMB Rolandi Meçaj dhe stafi i Drejtorisë Rajonale Vlorë, i shprehën mirënjohje për punën dhe kontributin që ka dhënë në 40 vite karrierë. Andoni nuk ka hequr dorë nga profesioni në asnjë moment të jetës së tij dhe vlerësohet nga kolegët si një profesionist shumë i mirë. 𝑹𝒓𝒖𝒈𝒆̈𝒕𝒊𝒎𝒊 𝒊 𝑨𝒏𝒅𝒐𝒏𝒊𝒕 𝒏𝒆̈ 40 𝒗𝒊𝒕𝒆 𝒌𝒂𝒓𝒓𝒊𝒆𝒓𝒆̈ Andoni u diplomua në vitin 1982 në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare dhe nis pune ne ish-Ndërmarrjen Bujqësore Roskovec. Në vitin 1986 -1987 atashohet pranë Institutit të kërkimeve Veterinare (sot ISUV) dhe specializohet për diagnozën laboratorike të sëmundjeve infektive parazitare dhe toksikologjike. Në vitin 1988 transferohem në ish-Komitetin Ekzekutiv të Rrethit, në pozicionin e Kryeveterinerit të Rrethit Fier.   Në vitin 1992 emërohet shef i Laboratorit Veterinar në këtë rreth, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2005. Nga viti 2005-2013 ka mbajtur pozicionin e specialistit epidemiolog në Shërbimin Veterinar të Qarkut. Nga viti 2013 deri me daljen e tij në pension, ka mbajtur pozicionin e kryeveterinerit dhe përgjegjësit të Sektorit Veterinar, Qarkut Fier. Mban gradën “Master” në veterinari. Në vitin 2008, në bashkëpunim me Prof.Dr.Kristaq Berxholi botojnë librin “Diagnoza Kliniko-Anatomopatologjike në Sëmundjet e Kafshëve dhe Shpendëve”.  

Shpërndaje:

Lajme të tjera