Vizituam nga afër fermën e Gëzimit, në Shushicë të Elbasanit. Fermeri prej disa vitesh mbarështon delen autoktone, Larën e Polisit. Kjo racë është mjaft e qëndrueshme për zonën dhe me kosto të ulët pasi ndjek kullotën dhe ka më pak probleme të lidhura me shëndetin.
Në total ka 140 krerë dhe thotë se kjo racë është e mirë për qengjat.
“𝑀𝑖𝑠ℎ𝑖 𝑖 L𝑎𝑟𝑒̈𝑠 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑖 𝑠ℎ𝑖𝑗𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑛𝑔𝑎 𝑘𝑙𝑖𝑒𝑛𝑡𝑒̈𝑡. 𝐼 𝑘𝑒𝑚𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑖𝑡𝑢𝑟 𝑚𝑒 𝑝𝑟𝑒𝑛𝑜𝑡𝑖𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒𝑔𝑗𝑙𝑖𝑡”, na rrëfen fermeri. E informuam Gëzimin mbi mbështetjen që jep Ministria mbi racat autoktone.