Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Vlerësimi i standardeve higjienike, Shërbimi Veterinar Tiranë inspekton stabilimentin e mbarështimit të shpendëve

Shërbimi Veterinar i Drejtorisë Rajonale Tiranë inspektoi fermën e mbarështimit të shpendëve “KEJO” shpk, me vendndodhje në Lundër të Tiranës. Qëllimi i inspektimit kishte të bënte me vlerësimin e standardeve higjienike të stabilimentit të shpendëve me sistem ekstensiv dhe intensiv.

Inspektorët vlerësuan gjithashtu nëse fermerja respekton dendësinë e popullatës për m2 për të siguruar kushte për mirëqënien e shpendëve dhe të mbarështimit të tyre.

Kjo fermë ka si drejtim të saj shitjen e shpendëve për mish dhe aktualisht në stabiliment ndodhen rreth 2 mijë pula. Veterinerët zyrtarë të kontrollit vazhdojnë inspektimet në çdo fermë blegtorale, për t’i garantuar konsumatorit siguri ushqimore.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;