Konsumatorët duhet të refuzojnë blerjen e mishit të pacertifikuar nga AKVMB.
Vula e vendosur mbi mish nga veterinerët zyrtarë, është tregues i garancisë së produktit shtazor të kafshës së therur.
Në thertoret publike dhe private nuk lejohet që të theren kafshë nëse nuk janë të pajisura me certifikatën shëndetësore të lëvizjes dhe matrikull.
Pas monitorimit të gjendjes shëndetësore para dhe pas therjes, veterineri i AKVMB-së vendos për daljen në treg ose jo të mishit.
Secila prej thertoreve ka një kod unik, gjë që bën të mundur gjurmueshmërinë e mishit.