Njësitë tregtare të mishit nuk mund të tregtojnë mish pa vulën e sigurisë, të lëshuar nga AKVMB.
Veterinerët tanë nuk lejojnë futjen në thertore të kafshëve që janë të pamatrikulluara, apo që nuk janë të pajisura me certifikatën shëndetësore të lëvizjes.
Kjo mbyllje e ciklit të prodhimit shtazor plotëson kontrollin shëndetësor dhe mirëqenies së kafshëve nga lindja deri në produkt.
Për të verifikuar përmbushjen ose jo të përgjegjësive, specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB kanë bërë kontrolle intensive në thertoret që operojnë në vend, duke marrë masa ndaj atyre subjekteve që kanë kryer shkelje.