Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Vulosja e mishit me vulën e AKVMB, garanci për sigurinë ushqimore

Vulosja e mishit me vulën e AKVMB, është garanci për sigurinë ushqimore. Veterinerët tanë zyrtarë nuk lejojnë futjen në thertore të kafshëve që janë të pa matrikulluara, apo që nuk janë të pajisura me certifikatën shëndetësore të lëvizjes, një dokument ky që garanton gjurmueshmërinë e produktit shtazor. Qytetarët duhet t’i kërkojnë pikës së tregtimit certifikatën e mishit që blejnë për të kuptuar historinë e produktit shtazor që po konsumojnë. Për Qarkun e Tiranës vulat kanë kodet AL AKVMB TIRANË, 01 deri në 12, një kod ky specifik për çdo thertore. AKVMB është përgjegjës për zbatimin e plotë dhe përmirësimin e vazhdueshëm të zinxhirit ushqimor nga ferma në tavolinë.   Për të qenë të sigurt se çfarë konsumoni, verifikoni vulat e mishit me kodet që janë të paraqitura në foton e publikuar nga AKVMB!

Shpërndaje:

Lajme të tjera