Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Vulosja e mishit nga AKVMB, garanci e sigurisë ushqimore

Mishi i pacertifikuar me vulën e AKVMB-së nuk lejohet që të shitet nga dyqanet e mishit. Qytetarët të refuzojnë në çdo rast blerjen e tij pasi nuk iu garantohet siguria ushqimore.

Vula e vendosur mbi mish nga veterinerët zyrtarë të AKVMB-së, është tregues i garancisë së produktit shtazor të kafshës së therur.
 
Në thertoret publike dhe private nuk lejohet që të theren kafshë nëse nuk janë të pajisura me certifikatën shëndetësore të lëvizjes dhe matrikull.
Pas monitorimit të gjendjes shëndetësore para dhe pas therjes, veterineri i AKVMB-së vendos për daljen në treg ose jo të mishit.
 
Secila prej thertoreve ka një kod unik, gjë që bën të mundur gjurmueshmërinë e mishit. Për Qarkun e Dibrës vulat kanë një kod specifik për çdo thertore: AL AKVMB Dibër, 01/02/03/04/05/06.
 
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Shpërndaje:

Lajme të tjera