Situata epizootike për vitin 2024 në vendin tonë paraqitet e stabilizuar, pavarësisht se një pjesë e mirë e vendeve të Rajonit, por dhe Evropës po përballen me fluksin e shtuar të një sërë sëmundjesh infektive.
Këtu mund të përmendim prezencën e Influencës Aviare, Murtajës Afrikane të Derrave, Murtajën e Ruminantëve të Vegjël, etj., duke shkaktuar dëme të mëdha edhe në vende të zhvilluara të Evropës dhe fatmirësisht në Shqipëri nuk kemi raste të konstatuara.
Në sajë të realizimit të një numri të konsiderueshëm të planeve të kontrollit, të monitorimit dhe luftimit të sëmundjeve infektive të realizuara nga Drejtoria e Politikave në MBZHR dhe zbatimit të tyre nga Shërbimi Veterinar kemi mundur të ruajmë një situatë të pastër epizootike.
Për të mbrojtur shëndetin e kafshëve nga sëmundjet zoonotike, AKVMB këshillon fermerët për zbatimin e masave të biosigurisë dhe të telefonojnë në numrin e gjelbër 08003366 për çdo rast të dyshimtë mbi shëndetin e kafshëve.