Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Zbatimi i planit të emergjencave për luftën mbi karkalecin, këshillat që duhet të ndjekin fermerët

Zbatimi i planit të emergjencave, me qëllim uljen e popullatës së karkalecit në sipërfaqet e kultivuara me kultura bujqësore, përveç Drejtorisë Rajonale të Elbasanit, është shtrirë sot edhe në Drejtorinë Rajonale të Vlorës.

 

Blegtorët dhe bletarët janë njoftuar në kohë në marrjen e masave.

Veterinerët tanë kanë këshilluar fermerët që të 𝙣𝒅𝙖𝒍𝙞𝒏 𝒇𝙪𝒕𝙟𝒆𝙣 𝙚 𝙩𝒖𝙛𝒂𝙫𝒆 𝒃𝙡𝒆𝙜𝒕𝙤𝒓𝙖𝒍𝙚 𝙥𝒆̈𝙧 𝙠𝒖𝙡𝒍𝙤𝒕𝙚̈ dhe shpendëve në zonat ku do të bëhet ndërhyrja me spërkatje. Kujdes të veçantë duhet të 𝒌𝒊𝒉𝒆𝒕 𝒏𝒆̈ 𝒔𝒉𝒕𝒆𝒈𝒕𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒃𝒍𝒆𝒕𝒆̈𝒗𝒆; në izolimin e zgjojet, duke respektuar disa rregulla teknike, si ajrosja dhe furnizimi me ujë i tyre. Në parcelat ku do të bëhen ndërhyrjet, janë vendosur tabela paralajmëruese për blegtorët dhe mbarështuesit e bletëve.

 

Zonat ku do të bëhet ndërhyrja

 

Datat e ndërhyrjes mund të lëvizin në varësi të motit

  • Në Gjolenë ndërhyhet sërish në orën 19:00
  • Në Kosovë të Lushnjës ndërhyhet me datë 14 dhe 15 qershor
  • Në fshatrat Grabian, Ferras, Stravec, Sopëz, Gradishtë, Spolat dhe Mertish të Divjakës do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor
  • Në fshatrat Plug, Saver dhe Karbunare të Lushnjës do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor
  • Në fshatrat Sevaster, Mavrovë, Kotë dh Pete të Bashkisë Selnicë do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Njoftim për publikun

Në kuadër të trasparencës për publikun, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve informon se menjëherë pas njoftimit për shpendë të egër të ngordhur