Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Zhvillohet në Lezhë takimi mbi Platformën e Bashkërendimit të Sigurisë Ushqimore

Takimi i radhës mbi Platformën e Bashkërendimit të Sigurisë Ushqimore u zhvillua në Prefekturën e Lezhës.

Në këtë takim morën pjesë zv. Ministri i Bujqësisë, Z.Arian Jaupllari, Drejtori i Përgjithshëm i AKVMB, Rolandi Meçaj, Drejtoresha e Përgjithshme AKU, Jeta Deda, bashkë me përfaqësues të Bashkive dhe  drejtorive Rajonale të Lezhës.

Palët diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes strukturave vendore me ato qendrore për garantimin e sigurisë ushqimore. Meçaj u shpreh se veterinerët tanë janë në terren për të qenë sa më pranë fermerëve, për çrrënjosjen e një sërë sëmundjeve zoontotike.

“Kemi lidhur kontakt me të gjithë Kryetarët e Njësive Administrative për të identifikuar problematikat mbi bujqësinë dhe blegtorinë për të gjetur zgjidhje të përbashkëta”, the kreu i AKVMB.

Shpërndaje:

Lajme të tjera