Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Zhvillohet në Tiranë workshop-i mbi zhvillimet në të ushqyerit e kafshëve

“Zhvillime në të ushqyerit, mbarështimin dhe mirëqenien e kafshëve të fermës”, ishte tema e seminarit që u zhvillua sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Aktiviteti ishte një mundësi thelbësore për veterinerët e AKVMB dhe zooteknikët, të cilët u njohën me rolin dhe rëndësinë e blegtorisë në sistemet tona ushqimore.

Drejtori i Përgjithshëm i AKVMB, Rolandi Meçaj  u shpreh se trajnimi i shërben rritjes së kapaciteteve profesionale të veterinerëve. “Trajnime të tilla ndikojnë në rritjen profesionale të veterinerëve, dije të cilat do të vihen në zbatim gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në fermat blegtorale”, tha Meçaj.

Workshop-i u zhvillua në bashkëpunim me, Hochschule für Wirtschaft und Umwelt (NGU),Gjermani, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit / Konsulentët e Bujqësisë dhe Financës (GIZ- AFC) dhe Urdhri Mjekut Veterinar. Në fund të seminarit,  pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë, e cila ka edhe 10 kredite.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;